Televizioni DTV është krejtësisht unik në programin që ofron. Qëllimi jonë është të sjellim një diversitet programesh zbavitëse, edukative dhe informuese në mënyren më kreative të mundshme. Estetikë, modë, vende të ndryshme, kuzhina tradicionale dhe shumëçka tjetër, janë pjesë e institucionit tonë. E veçanta e Televizionit DTV është transmetimi i kulturës universale më të bukur në botë – Dasmës. “Dasmat bëhen në parajsë”, dhe Televizioni DTV sjell parajsën në tokë. Në këto transmetime tradita, kultura, e bukura dhe muzika lidhen nyje e fortë për të pasqyruar mrekullitë e dasmave vendore dhe jovendore.

Televizioni DTV sjell tek ju filozofinë e jetës së përditshme, duke theksuar detajet që e bëjnë atë më kuptim-plotë. Me target shikueshmërinë lokale dhe regjionale, të rinjë e të moshuar, ky televizion do të jetë me zbavitësi për femijët, më informuesi për vajzat dhe djemt, më relaksuesi për baballarë dhe më i dashuri për nënat e gjyshet tona.

Mirësevini në botën e Televizionit DTV.